Konsulencë biznesi Spanjë–Shqipëri
Nëse po mendon të hysh në një treg të ri ose ke nevojë për mbështetje për të zhvilluar aktivitetin tënd atje, mund të të ndihmoj të lidhesh me profesionistët e duhur.
Që nga hapi i parë
Mund të përfshihem që në fazat e para, kur duhen marrë vendime të rëndësishme: si funksionon tregu vendas, çfarë pritet nga një kompani e huaj, me kë duhet të vendosen kontakte dhe cilat procedura e afate duhen pasur parasysh.
Roli im është të ofroj një këndvështrim praktik që të ndihmon të vlerësosh mundësitë përpara se të marrësh përsipër angazhime.
Nëse po mendon të investosh në Shqipëri, të nisësh një biznes atje ose, nga Shqipëria, të bashkëpunosh me partnerë dhe klientë në Spanjë, biseda e parë shërben për të sqaruar çështjet fillestare dhe për të përcaktuar se kujt duhet t’i drejtohesh në secilin vend.
Për kë është ky shërbim?
U drejtohem profesionistëve dhe bizneseve me nevoja dhe objektiva të ndryshme.
Kompani spanjolle që duan të investojnë ose të zhvillojnë aktivitet në Shqipëri
Kompani shqiptare që duan të vendosen ose të zgjerojnë aktivitetin në Spanjë
Investitorë dhe partnerë biznesi që kërkojnë mundësi bashkëpunimi përtej kufijve
Zyra avokatie dhe kompani konsulence me klientë në të dy vendet
Ekipe dhe profesionistë që udhëtojnë për punë në vendin tjetër
Çfarë bëj
Këto janë fushat ku mund të të ndihmoj, sipas pikës ku ndodhet projekti yt.
Takime dhe kontakte të para
Vizita në kompani dhe takime institucionale
Shqyrtimi i propozimeve dhe projekt-dokumenteve
Ndjekja e çështjeve me bashkëpunëtorët vendas
Komunikimi mes kompanisë mëmë dhe ekipit vendas
Nisja e aktivitetit në tregun tjetër
Si punoj në një takim
Një takim i mirë fillon përpara se palët të ulen në tryezë dhe nuk përfundon kur ato largohen.
Marr pjesë para, gjatë dhe pas çdo takimi, në mënyrë që palët të kuptohen qartë me njëra-tjetrën dhe diskutimet të çojnë në marrëveshje konkrete.
- Përgatitja e takimeve dhe e vizitave
- Njohje e mjedisit të biznesit dhe atij institucional
- Lehtësimi i komunikimit mes palëve
- Orientimi gjatë bisedave dhe kontakteve të para
- Përcaktimi i objektivave, përparësive dhe hapave të ardhshëm
Pyetje të shpeshta
1. Çfarë përfshin konsulenca e biznesit ndërmjet Spanjës dhe Shqipërisë?
Të kesh pranë një person që i njeh mirë të dy vendet, shërben si lidhje mes palëve dhe angazhohet në projektin tënd, sipas kushteve të dakordësuara.
2. Si organizohet bashkëpunimi?
Fusha e veprimtarisë, kohëzgjatja dhe kushtet përcaktohen paraprakisht, sipas nevojave të çdo rasti. Mund të jetë një angazhim i veçantë ose një bashkëpunim afatgjatë.
3. Ku mund të ofrosh shërbimet e tua?
Në Spanjë dhe në Shqipëri. Kur nevojiten udhëtime, kushtet e tyre përcaktohen me klientin.
4. A punon me kompani nga të gjithë sektorët?
Aktiviteti im nuk kufizohet në një sektor të caktuar. Çdo kërkesë e vlerësoj sipas natyrës së saj, nevojave të klientit dhe përgjegjësive që mund të marr përsipër.
5. A përfshijnë shërbimet e tua edhe përkthimin dhe interpretimin?
Po. Ofroj përkthim juridik dhe korporativ, përkthim zyrtar dhe interpretim në spanjisht dhe shqip, në varësi të kërkesave të klientit.
6. A ofron këshillim juridik ose tatimor?
Nuk zëvendësoj avokatët apo financierët tatimorë. Kur nevojitet këshillim i specializuar, mund të ndihmoj me kontaktin dhe koordinimin me profesionistët e autorizuar.
Përfaqësimi në marrëdhëniet me palët e treta
Përfshihem drejtpërdrejt në projektet e klientëve të mi: merrem me çështjet që më ngarkohen dhe veproj në emër të tyre me partnerë, kompani dhe bashkëpunëtorë, gjithmonë brenda kompetencave të dakordësuara.
Jam e disponueshme për takime dhe udhëtime ndërkombëtare, kur është e nevojshme. Mund të angazhohem si në çështje konkrete, ashtu edhe në bashkëpunime afatgjata, duke ndjekur ecurinë e punës dhe përmbushjen e angazhimeve të marra.
Dy vende, një pikë lidhëse
Gjuha, dokumentacioni dhe procedurat në të dy vendet, me një person që i njeh të dy sistemet dhe kujdeset që të gjithë ata që përfshihen në çdo proces të ecin në të njëjtin drejtim.
Flasim për projektin tënd
Nëse ende po mendon a duhet të vazhdosh, ke tashmë një partner apo ke hasur pengesa gjatë rrugës, më shkruaj. Do të të jap një vlerësim të qartë mbi mundësitë e realizimit dhe mënyrën se si do ta trajtoja çështjen.